RMV, Këshilli i Sigurimit është duke mbajtur seancë për situatën politike dhe të sigurisë

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, sot duhet të mbahet seanca e Këshillit për siguri, në të cilën, sipas njoftimit, do të shqyrtohet situata politike dhe e sigurirë në rajon dhe më gjerë, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë anëtarët e rregullt: Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit; Dimitar Kovaçevski – Kryeministër; Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme; Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes; Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme; Nenad Markoviq – profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”; Veton Latifi – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore; dhe Trajan Gocevski – ish-ministër i Mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të Presidentit, siç njoftoi kabineti i tij, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe: Erolld Musliu – drejtor i Agjencisë për Inteligjencë; Viktor Dimovski – drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski – shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Seanca ka filluar në orën 11:00 dhe më pas do të ketë fjalim për publikun nga kreu i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button