Trajanovski dhe Todoroviq me biçikleta (VIDEO)

Kryetari aktual i qytetit te Shkupit Koce Trajanovski dhe kolegu i tij i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, të dy kandidatë të VMRO-DMNE-së për të njëjtat funksione në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, sot e promovuan projektin për shfrytëzim më të madh të biçikletave në qytetin e Shkupit.

-Ne gjatë periudhës së kaluar si Qyteti i Shkupit, kemi punuar në krijimin e kushteve për vozitje të biçikletave nëpër trotuaret e Qytetit të Shkupit, kemi shënuar numër të madh të shtigjeve për qarkullim të biçikletave. Ne do ta vazhdojmë këtë projekt për shënimin e shtigjeve për biçikleta nëpër trotuaret e Shkupit, gjatë kësaj do të hiqen automjetet e parkuara në shtigjet e shënuara. Kjo është një mënyrë e mirë për promovim të biçikletës si mjet alternativ qarkullimi nëse merret parasysh dendësia e komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit. Me shfrytëzim më të madh të biçikletave do të zvogëlohet dendësia e komunikacionit dhe shfrytëzimi i automjeteve, përdorimi i tyre është i mirë edhe në aspektin e shëndetësisë dhe atë ekologjik – tha Trajanovski,

Lajme të ngjashme

Back to top button