Banakieri robot do të shërbejë kokteje në Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 (VIDEO)

Të gjithë gazetarët të cilët do të raportojnë gjatë Lojërave Olimpike në Pekin 2022, do të mund të shfrytëzojnë shërbimin e një roboti banakier, shkruan Business Insider, transmeton Portalb.

Organizatorët e Lojërave Dimërore të Pekinit 2022 e kanë pajisur qendrën mediatike me një banakier robot, i cili mund të përziejë dhe të shërbejë kokteje për 90 sekonda. Të ftuarit mund të porosisin pijen e tyre duke skenuar një kod në telefonin e tyre.

Kjo do të ndodh për të minimizuar rrezikun e përhapjes së Covid-19 gjatë lojërave. Përveç banakierit robot, gjithashtu do të ketë një restorant që do të operohet me makineri dhe do të ofrojë ushqim për atletët dhe ata që punojnë në lojërat olimpike.

Roboti banakier i cili shërben kokteje alkoolike si dhe jo-alkoolike qëndron pas një bari rrethor dhe poshtë dhjetëra shisheve të varura nga tavani. Në bar do të ketë gjithashtu një numër banakierësh njerëz për të mbikëqyrur punën e robotit.

Kina ka zbatuar një politikë të rreptë “zero Covid” që nga fillimi i pandemisë, duke synuar të mbajë rastet pozitive në minimum. Këtë e ka bërë duke i mbyllur restorantet, kufijtë dhe duket vënë rregulla për karantinë. Shteti ka adoptuar një qasje të ngjashme për Lojërat Olimpike.

Atletët, personeli i medias dhe stafi i Olimpiadës do të operojnë brenda një sistemi “të mbyllur”, që do të thotë se ata do të izolohen. Vizitorëve ndërkombëtarë u është ndaluar të ndjekin lojërat si spektatorë.

Sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, atletët dhe stafi janë të detyruar të paraqesin një test negativ përpara se të hipin në çdo fluturim të destinuar për lojërat, përsëri pas mbërritjes në aeroport dhe një herë të tretë përpara se të hyjnë t’i ndjekin lojërat.

Në një konferencë, Dr. Brian McCloskey, kryetar i panelit të ekspertëve mjekësorë të Pekinit 2022 tha se “tre testimet” synojnë të filtrojnë çdo rast pozitiv të mundshëm në çdo fazë dhe të minimizojnë numrin e infeksioneve që futeni në hapsirat e mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button