Tupançeski: Duhet t’i jepet fund drejtësisë selektive dhe moszbatimit të ligjeve

Procesi i filtimit të gjykatësve dhe mënjanimi i problemeve mbeten lartë në axhendën e Ministrisë së Drejtësisë. Duhet të eliminohen praktikat shumëvjeçare të moszbatimit të ligjete dhe t’i jepet fund drejtësisë selektive, deklaroi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Vetingu si proces ose filtrimi mund të realizohet me kapacitetet ekzistuese, por edhe me vendimet ekzistuese ligjore. Gjëja e vetme që duhet bërë është të vetëriartikulohet edhe njëherë të motivohen kapacitetet të cilën i kemi tek ne, të jenë në nivel të detyrës të cilën e kanë sipas ligjit. Veting si proces të posaçëm nuk do të ketë, megjithatë do të ketë ndjekje të gjendjeve dhe punës së gjykatësve dhe kontrollim të punës së tyre dhe të gjithë rrethanat të cilat kanë karakter komplementar, ndërsa janë në linjë që quhet etikë profesionale dhe punë ligjore dhe të vetëdijshme”, shpjegoi ministri Tupançeski në intervistë për TVM.

Ministria e Drejtësisë, siç theksoi, do t’i krijojë kushtet optimale të cilat do të jenë të domosdoshme për realizim të segmenteve të parapara në strategjinë e ardhshme për reformë të sektori gjyqësor.

Sipas tij, do të duhet të bëhet zhvillim pak më i madh, në kuptim të asaj se Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik paraqesin trupa të cilët do të duhet vazhdimisht ta ndjekin punën e gjykatave dhe të prokurorive dhe ta ushtrojnë më me zell punën e tyre.

Ministri potencoi se duhet të tregohet dhe dëshmohet se drejtësia në vend është joselektive dhe si shembull i përmendi ndodhitë e fundit me deliktet në trafik.

“Komentet e prokurorëve, gjykatësve, madje edhe opinionin të gjërë është se diçka aty nuk funksionon dhe nuk është në rregull për ndodhitë në deliktet në trafik. Të gjithë përmendin se problemi është tek ligji, ndërsa si mundet ql problemi të jetë aty, kur ligji për aksidente të rënda me pasoja vdekshmërie parashikon dënime nga katër deri në 20 vjet burgim”, tha Tupançeski.

Ai theksoi se karakteristikë kryesore e aktgjykimeve për deliktet në trafik janë dënime me kusht dhe shtoi se duhet të konsilidohen të gjithë dhe të shqyrtohen vendimet.

“Problem real është pabarazia e aktvendimeve gjyqësore. Nuk mundet që për një vepër të njëjtë ose të ngjashme në një rajon të Apelit të shqiptohen dënime të mëdha, ndërsa në një tjetër vetëm dënime me kusht”, tha Tupançeski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button