Lidershipi dhe strategjia, shkaktarë të humbjes së zgjedhjeve nga opozita në Maqedoni

Lidershipi dhe strategjia me të cilat konkurrojnë partitë opozitare në zgjedhe janë faktori kyç i disfatave të njëpasnjëshme që opozita shqiptare por edhe ajo maqedonase i pëson në Maqedoni, nga partitë qeveritare, vlerësojnë analistët Alajdin Demiri dhe Petar Arsovski.

Demiri thekson se problemi kryesor qëndron pikërisht tek liderët e partive, të cilët menaxhojnë me partitë e tyre si me prona private duke pasur pushtet absolut mbi veprimet e tyre.

“Opozita maqedonase dhe shqiptare funksionojnë me principin e lidershipit. Liderët Cërvenkovski dhe Thaçi sillen me partinë si me pronën e tyre private,ata i marrin personalisht vendimet politike, përcaktojnë strategjinë , organizimin, ato emërojnë kandidatët për deputet dhe kryetarë komunash. Fakti që nga këto dy parti janë larguar një armatë e tërë politikanësh vizionarë, dëshmon se këto parti më shumë merren me veten se sa me politikë, kshuqë në këtë mënyrë është e pamundur të mire funksionojnë” thekson analisti Alajdin Demiri .

Petar Arsovski vlerëson se strategjia e partive politike në qeveri është faktori kyç i suksesit të tyre, ai thekson se modernizimi i fushatës nga partitë e pozitës është indikator kryesor i suksesit të tyre.

“??? që e fiton opozitën vazhdimisht në zgjedhje është fushata moderne e partive qeveritare, ato kanë një fushatë profesionale, duke kërkuar votat në çdo shtëpi, duke kontaktuar thuajse personalisht me gjithë njerëzit dhe kjo sigurisht që ka një ndikim të madh. Ajo që opozita duhet të bëjë në këtë rast është ndryshimi i sistemit, duhet të përdoret strategji e re dhe moderne për të qenë sa më afër votuesit dhe për ta bindur atë” përfundon analisti Petar Arsovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button