Pritet takim ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në Athinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, pritet të zhvillojnë takim në muajin prill në Athinë, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski dhe Micotakis, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin në energjetikë, kulturë dhe fusha tjera të rëndësishme, duke u pajtuar për një takim të përbashkët në kuadër të Forumit Delfi në Athinë, që pritet të mbahet gjatë muajit prill të vitit 2022”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria sqaroi që dy kryeministrat kanë vlerësuar që raportet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme, duke falënderuar mbështetjen greke në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Forumi Ekonomik Delfi VII planifikohet të zhvillohet në Athinë prej 6 deri më 9 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button