Këto janë kërkesat e presidentes Osmani në takimin me Eskobarin dhe Lajçakin

Në takimin e zhvilluar sot ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës me përfaqësuesin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ka vlerësuar që Kosova është për dialog, ndërsa Serbia është bllokues, transmeton Portalb.mk.

“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, deklaroi Osmani, duke theksuar njohjen e Pavarësisë dhe zbardhjen e personave të zhdukur si prioritet.

Ajo zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit”, deklaroi Osmani, duke përsëritur qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ajo kërkoi trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button