Ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në dhjetor të këtij viti është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve për 3.2 % dhe prodhimit industrial për 4.9 % në krahasim me dhjetorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 2.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 9.1 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 20.5 %”, sqarojnë nga Enti, duke bërë të ditur që në periudhën janar-dhjetor ka pasur rritje për 1.4 përqind krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Në këtë periudhë, kemi pasur ulje të numrit të punësuarve për 2.4 përqind, ndërsa në dhjetor u regjistrua rritje për 20.4 përqind te prodhuesit e duhanit, krahasuar me dhjetorin e kaluar.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.2 %, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 3.1 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 1.3 %”, sqarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button