MF: Borxhi publik në fund të vitit 2021 më i ulët për 0.1 pikë përqindje në raport me vitin 2020

Ministria e Financave (MF) njofton se sot publikoi të dhëna për nivelin e borxhit publik dhe shtetëror përfshirë datën  31.12.2021. Sipas të dhënave të publikuara borxhi publik përfshirë datën 31.12.2021 është 60.9% të PBB-së, transmeton Portalb.mk.

Ministria  e Financave njofton se niveli i borxhit publik në fund të vitit 2021 shënoi ulje krahasuar me nivelin e borxhit publik në fund të vitit 2020. Në fund të vitit 2021 borxhi publik shënoi ulje për 0.1 pikë përqindje krahasuar me gjendjen e borxhit publik në fund të vitit 2020, kurse në tremujorin e tretë kishte ulje prej 3.5 pikë përqindje  në raport me tremujorin paraprak.

“Vazhdojmë me përpjekjen në drejtim të pozicionimit të borxhit publik nën 60% të PBB-së në kuadër të kriterit të Mastrihtit, që sipas projeksioneve në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik në vitin 2026, borxhi planifikohet të ulet në nivel prej 57.7% të PBB-së”, njoftuan nga MF.

Të dhënat për borxhin publik ministria e Financave i publikon në nivel tremujor, ndërsa të dhënat për borxhin shtetëror i publikon në nivel mujor. Sipas ministrisë, borxhi shtetëror më datë 31.12.2021 ka qenë në nivel prej 51.9%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button