Aksion ekologjik në Tetovë, vendosje e koshave për hedhjen e mbetjeve të cigareve (Foto)

Mungesa e vetëdijes së duhanpirësve dhe hedhja në rrugë e pjesës së mbetur të cigareve pas përfundimit të tyre, ishin shkaku që sot shoqata “Multikultura” organizoi aksionin ekologjik #BintheButt në Tetovë ku qytetarët mund t’i hedhin mbetjet e cigareve në disa “kosha” kreativ, transmeton Portalb.mk.

Nga Multikultura thonë se vlerësohet se vetëm një e treta e mbetjeve të cigareve nga 18 miliardë cigare të tymosura në mbarë botën çdo ditë përfundojnë në kosha plehrash.

Qytetarët tani në disa pjesë të Tetovës do të kenë vende të posaçme ku t’i hedhin mbetjet nga cigaret madje edhe duke ndarë mendimin e tyre për disa çështje të përcaktuara në koshat përkatës.

“Këto kuti votimi janë të vendosura në më shumë pjesë të qytetit me qëllim që të zgjedhin problemin e bishtave të cigareve të hedhura gjithandej, e njëkohësisht ky aksion do të kontribuon edhe në seleksionimin e mbeturinave”, thanë nga Multikultura.

Duhanpirësit mund të votojnë duke vendosur bishtin e cigareve përpara përgjigjes së preferuar, në këto pyetje:

  • Kush është lojtari më i mirë në botë?
  • Cili është skuadra më e mirë në botë?
  • Cila është marka më e mirë e cigareve?
  • Mercedes vs. BMW vs. Audi

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës”, implementuar nga Shoqata Multikultura dhe i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button