Elina Duni sjell klipin e “Kur të kujtosh” (Video)

Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, e ka kompletuar me videoklip këngën e saj, “Kur të kujtosh”.

Me tekst të Besa Myftiut dhe muzikë të Elina Dunit, kjo këngë është pjesë e albumit “Matane Malit”.

Elina ka studiuar për muzikë klasike dhe xhaz në Zvicër dhe ajo nuk e ka ditur asnjë këngë shqiptare deri para vitit 2004, kur ato u bënë qendër e inspirimit të saj.

Tash, ajo këndon shqip dhe atë këngët autoktone shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite, ndërsa gjithë këtë me kuartetin e saj, në një frymë dhe mënyrë unike.

Lajme të ngjashme

Back to top button