13 të vdekur në Meksikë nga përmbysja e minibusit me turistë

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në shtetin meksikan Jaliscos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një minibus që transportonte turistë gjatë fundjavës u përmbys në një autostradë në qytetin Lagos de Moreno, raportoi NBC.

Njësia e Mbrojtjes Civile në Jalisce tha se 12 persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën në vendngjarje, ndërsa një vdiq pasi u dërgua në spital. Në aksident kanë mbetur të plagosur dhjetë persona.

Nuk janë dhënë sqarime për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button