Reeker: Besoj në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje, e cila do t’u mundësojë dy vendeve t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimit evropian.

“Besojmë se një marrëveshje e tillë mund të arrihet, sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë diplomati amerikan për gazetën serbe “Danas”.

Nëse nuk ka marrëveshje, sipas tij, i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë t’i realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian.

Reeker poashtu ka ritheksuar mbështetjen e plotë të SHBA-së për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, që janë bartës të dialogut. Takimi i radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit është caktuar për 2 prill.

Bisedimet zhvillohen në Bruksel, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button