Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se uji në planetin Mars ka rrjedhur gjatë kohë më parë nga ajo që është ditur deri më tani

Një miliard vjet më parë lumenjtë kanë rrjedh në planetin Mars. Kjo ka bërë që ta ngrit potencialin e zhvillimit të jetës mikrobiologjike në Mars. Por sipas faqes zyrtare të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës, me kalimin e kohës uji filloi të avullohej dhe të shndërrohet në një shkretëtirë të ngrirë, e cila sot po studiohet nga ana e NASA-s, transmeton Portalb.mk.

“Besohet se uji nga Marsi është avulluar 3 miliardë vjet më parë. Por dy shkencëtarë duke studiuar të dhënat e mbledhura nga orbiteri i zbulimit (MRO) në 15 vitet e fundit, gjetën prova të një reduktimi në periudhën e tashme të njohur kohore. Domethënë hulumtimi i tyre zbulon shenja të ujit në Planetin e Kuq në një kohë më të afërt. Përafërsisht uji ka rrjedhur 2 ose 2.5 miliardë vite që do të thotë se një miliard vjet kemi pasur ujë më gjatë se sa matjet e deritanishme”, thonë nga NASA.

Forma e disa rrjeteve të luginave shoqërohej me faktin se atje kishte ujë kohët e fundit, dhe depozitat e kripës dhanë dëshminë e parë të ekzistencës së mineraleve që konfirmonin ekzistencën e ujit në gjendje të lëngshme. Zbulimi ngre pyetje të reja në lidhje me kohëzgjatjen e jetës mikrobiologjike në Mars, nëse do të formohej. Të paktën në Tokë, ku ka ujë, ka jetë.

“Është e mrekullueshme që pas një dekade të prodhimit të fotografive me rezolucion të lartë, stereo, të bazuara në rrezet infra të kuqe, orbiteri zbulues ka bërë zbulime të reja në lidhje me natyrën dhe kohën e këtyre liqeneve të lidhura me ish-lumenjtë,” tha Bethany Elman, zëvendëse e shefit të studiueseve të  NASA-s në programin e Marsit.

Të dhënat e fundit erdhën nga Elman dhe Ellen Lisk, të cilat hulumtuan punën e saj të doktoratit në Institutin e Teknologjisë Catlech në Kaliforni, Pasadena, Kaliforni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button