Lëndohet lehtë një grua në fatkeqësi komunikacioni në Shtip

Fatkeqësia e komunikacionit ka ndodhur në pikën e zezë “Pilav Tepe” në rrugë magjistrale Shtip-Radovish, njoftoi TV Iris nga Shtipi.

Fatkeqësia ka ndodhur sot në mëngjes në orën 8:45, kur vetura e tipit “Opel Astra”, e drejtuar nga një grua tridhjetëvjeçare, ka dalë nga rruga, është përplasur për shpatin anash rrugës dhe është rrotulluar në rrugë. Me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta dhe e kanë lëshuar për shërim shtëpiak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button