Fundjava në Vodno të mesme në kaos trafiku, kush-ku të arrijë parkohet (Foto)

Autobusët pa pagesë për fundjava dhe festa për në Vodno të Mesme punuan, funksional është edhe parkingu pa pagesë tek “Shtëpia e shtypit”, por qytetarët në Vodno për fundjavë vazhdojnë të shkojnë me vetura. Meta.mk dje ka qenë në Vodno dhe ka vërejtur kaos me parkingun. Automjetet janë të parkuara në çdo zonë të lirë të mundshme në rrugën Vodno e Poshtme, por edhe në rrugën nga Vodno e mesme në drejtim të Nerezit, transmeton Portalb.mk.

Ajo që po ndodhte gjatë ditës së djeshme në Vodno ësht përsëritur gjatë fundjavave paraprake. Shumë automjete në mëngjes drejtohen në Vodno të Mesme, ndërsa shumë prej tyre nuk duan të paguajnë parkim në parkingjet e prej 100 denarë në orë. Dje vëreheshin edhe kontrollorët e NP “Parkingu i qytetit”, të cilët ngarkuan dhe gjobitën në parkingjet me pagesë.

Por jashtë tyre, përgjatë rrugës ishin parkuar automjete të cilat askush nuk i dënon, përkundër faktit se Qyteti i Shkupit kohë më parë vendosi shtylla në rrugën ndërmjet Vodno E mesme-Eposhtme. Në anën e majtë dhe të djathtë, përgjatë rrugës, shiheshin makina të parkuara. Policia në një moment në hotel “Panoramika” ndaloi lëvizjen e veturave për në Vodno të Mesme që të mos bllokohet plotësisht rruga.

This slideshow requires JavaScript.

Për shkak se është e lejuar që çdokush të parkohet kur arrijnë në Vodno të Mesme, linjat falas të autobusëve 25, 25A dhe 25B, të cilat përsëri u futën këtë muaj, vozisin gjysmë bosh. Autoritetet e qytetit rifutën këtë muaj mundësinë që qytetarët të parkojnë falas gjatë fundjavave dhe festave në parkingun te “Shtëpia e shtypit”, e prej aty të vazhdojnë me autobus për në Vodno të Mesme. Megjithatë, numri i qytetarëve të motorizuar që e shfrytëzojnë këtë mundësi është i vogël.

Siç kemi vërejtur në terren, pjesa më e madhe e udhëtarëve që kanë shfrytëzuar transportin publik falas janë qytetarë që kanë shkuar në reakreacion në Vodno pa veturë, duke kombinuar ecjen në këmbë me transportin me autobus.

Ndryshe, fotografia e shëmtuar e Vodnos së bllokuar me vetura përsëritet fundjavave. Qyteti i Shkupit kur e lëshoi në përdorim teleferikun dhe linjave falas të autobusëve, u bëri thirrje qytetarëve që t’i parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e shenjuara dhe të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat publike të Vodno-s, por nga situata në terren duket se duhet të shkruhen më shumë gjoba gjatë fundjavave për parkim të paligjshëm ose të ndalohet plotësisht lëvizja e automjeteve në Vodno të Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button