Varfëria energjetike çon në vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit në RMV dhe Ballkanin Perëndimor

Të paktën 33% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vuajnë nga varfëria energjetike, që është shumë mbi mesataren evropiane prej 5%, thuhet në studimin e DOOR dhe EIHP për  trajtimin e varfërisë energjetike në palët kontraktuese të komunitetit energjetik. Kjo i shtyn qytetarët të përdorin dru për ngrohjen e shtëpive të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e vet dhe të atyre që i rrethojnë, transmeton Portalb.mk.

Në mesin e nëntë palëve kontraktuese, Kosova ka pjesën më të madhe të familjeve që jetojnë në varfëri energjetike me 40%. Pason Shqipëria me 37%, 33% Maqedonia e Veriut, 22% Serbia dhe 15% Mali i Zi. Studimi varfërinë energjetike e definon si paaftësi për të ngrohur siç duhet shtëpitë ose për të përmbushur nevojat e përditshme për energji.

Në studim gjithashtu është theksuar se konsumatorët e varfër me energji nuk marrin mbështetje në plotësimin e nevojave të tyre për energji.

Një studim i veçantë zbuloi se pothuajse gjysma e të gjitha familjeve të Ballkanit Perëndimor mbështeten në dru për ngrohje, me ndikime të rëndësishme në shëndet. Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerësoi se ndotja e ajrit shkaktoi më shumë se 30.000 vdekje të parakohshme në vitin 2019 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht se çfarë djegim, ne krijojmë ndotje – kjo vlen edhe për djegien e drurit. Është shumë e thjeshtë: djegia e drurit ndot ajrin që thithim, si brenda ashtu edhe jashtë. Kjo i bën njerëzit të sëmurë, përkeqëson sëmundjet kronike dhe madje çon në vdekje të shumta të hershme. Nga pikëpamja shëndetësore, Ballkani Perëndimor duhet urgjentisht të kalojë në ngrohjen e ekonomive familjare me efikasitet energjetik, jo ndotës dhe të shëndetshëm”, tha zyrtarja e lartë e aleancës së shëndetësisë dhe energjisë, Vlatka Matkoviç.

Ajo shtoi se Ballkani Perëndimor “duhet urgjentisht të kalojë drejt ngrohjes shtëpiake me efikasitet energjetik, jo-ndotës dhe të shëndetshëm.

Shumë familje në rajon përdorin soba me dru si rezervë, në rast se vështirësitë ekonomike i shtyjnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se nivelet e larta të shtëpive vulnerabël në rajon kontribuojnë drejtpërdrejt në rezultate të dobëta shëndetësore për të gjitha shoqëritë.

“Investimi i parave në zëvendësimin e sobave ka mundësi që të mos sjellë uljen e ndotjes ose përfitimet e parashikuara shëndetësore dhe klimatike. Në vend të kësaj, ne duhet të investojmë para në kursimin e energjisë dhe izolimin e shtëpive të njerëzve, për të përmirësuar shëndetin e njerëzve dhe për të rritur varfërinë energjetike, duke reduktuar faturat e energjisë”, pohoi tutje Vlatka Matkoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button