Janë “neutralizuar” 60 kryengritës në Burkina Faso

Franca ka thënë se forcat e saj, bashkë ushtrinë e Burkina Fasos kanë “neutralizuar” rreth 60 terroristë në një operacion të përbashkët, transmeton REL.

Në një deklaratë të ushtrisë franceze është thënë se operacioni është kryer në periudhën 16-23 janar afër kufirit të Burkina Fasos me Malin.

Ushtria franceze e ka përdorur termin “neutralizim”, pa dhënë detaje nëse ata janë vrarë apo zënë.

“Në katër raste në mes të 16 janarit deri më 23 janar 2022, janë identifikuar dhe neutralizuar grupe të terroristëve nga forcat e Burkina Fasos dhe njësitet e huaja”, ka thënë ushtria franceze.

Në deklaratë është thënë se sulmet ajrore, me udhëzim të njësiteve lokale, kanë shkatërruar 20 motoçikleta dhe disa kamionë me armë.

Franca, ish fuqi koloniale, është aktive në Afrikën Perëndimore në luftën kundër milicive islamiste dhe rreth 5,100 ushtarë janë të përfshirë në mision.

Disa grupe të armatosura janë aktive në shtetet e zonës Sahel.

Disa prej tyre janë të lidhura me të ashtuquajturin, Shteti Islamik apo me Al-Kaidën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button