KSHZ, edhe në Çair do të ketë rinumërim të votave

Anëtarët e VMRO DPMNE-së dhe të PDSH-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor mbrëmë kanë miratuar ankesat e PDSH-së për Çairin dhe kanë votuar “për” ndaj propozimit për tu hapur edhe një herë kutitë e një vendvotimi në Çair dhe të rinumërohen edhe një herë fletëvotimet. 

LSDM ka refuzuar të votojë për këtë propozim, kurse takimi ka filluar pa nënkryetarin e KSHZ-së i propozuar nga BDI, Subhi Jakupi, i cili nuk ishte kthyer aspak nga pauza për drekë. 

Debatin në mbledhjen e KSHZ-së e kanë nxehur më shumë diskutimi mes PDSH-së dhe përfaqësuesit të BDI-së. PDSH pretendon se në 13 vendvotime ndryshojnë të dhënat nga ata që i ka publikuar KSHZ dhe nga ata që janë shënuar në procesverbalin e vendeve të votimit. 

Bedredin Ibraimi nga PDSH ka akuzuar se këtu bëhet fjalë për falsifikim të zgjedhjeve në komunën Çair. 

“Nëse ke fakte se ka falsifikim në bazë ligjore ke të drejtë të fillosh procedurë. Përse përfaqësuesi i juaj partiak në procesverbal nuk e ka shkruar atë, në procesverbalin e Komisionit komunal zgjedhor nuk ka asnjë vërejtje, ky është një fakt”, tha Subhi Jakupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button