Talenti shqiptar refuzon Bayern Munichun

Skuadra e Hamburgut ka arritur të bindë dhe përfitojë shërbimet e talentit shqiptar Dren Feka. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare U- 17, edhe pse kishte shansin t’i bashkohej akademisë së Bayern Munichut, sipas “Bild”, e ka refuzuar ofertën e bavarezëve, duke i qëndruar besnik Hamburgut.

Mbrojtësi 15-vjeçar ka rinovuar kontratën deri në vitin 2016. Ky vendim erdhi si pasojë e bisedimeve të prindërve dhe menaxherit të tij.

Ndërkohë, Bayerni vazhdon t’i humbë betejat për t’i rrëmbyer talentet Hamburgut, pasi në muajin shkurt bavarezët kërkonin edhe nipin e Uwe Zelerit, Lewin Oztunal, por talenti zgjodhi Leverkusenin.

Lajme të ngjashme

Back to top button