KRRE: Nëse ngrohja qendrore nuk ngroh mjaftueshëm, fatura duhet të jetë më e ulët

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) tha se sipas Rregullores për përcaktimin e cilësisë së ngrohjes së dorëzuar, nëse ngrohja qendrore është e pamjaftueshme, konsumatorët duhet të marrin fatura më të ulëta. Që kjo të ndodhë, konsumatorët fillimisht duhet të marrin një vendim nga komisioni për kontrollin e cilësisë së energjisë termike të dorëzuar se kanë furnizim me cilësi të dobët të energjisë termike, transmeton Meta.mk.

“Kemi kërkuar nga furnizuesit e ngrohjes që të marrin vendime që do të korrespondojnë me gjendjen aktuale të konstatuar në terren gjatë kontrollit, pasi konsumatorët janë ankuar se kanë temperatura më të ulëta ose radiatorët e tyre janë të ftohtë. Furnizuesi, sipas rregullores, është i obliguar që të marrë vendim me të cilin do të korrigjohet fatura, varësisht se sa shumë devijon temperatura nga ajo e përcaktuar. Si përfundim, nëse në muajin janar me një pjesë të konsumatorëve ku me vendim është konstatuar dërgesa jocilësore e energjisë termike, pas një kontrolli të kryer nga komisioni, furnizuesi duhet të faturojë një faturë më të vogël. Komisioni Rregullator i Energjisë ka kërkuar nga Shkupi Veri që në përgatitjen e faturave për muajin janar të mos merren parasysh ditët kur nuk ka pasur furnizim të ngrohjes”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE -së.

Rregullatori njoftoi tabela për përqindjet e uljes së faturave në raport me temperaturën e konstatuar.

Tabela Normative

për korrigjimin e pjesës së ndryshueshme të kompensimit të energjisë termike në një ndërtesë kolektive banimi kur temperaturat e brendshme të matura janë më të ulëta se 20 gradë Celsius.

Temperatura e matur [0С] Korrigjimi i paushalit Statusi
Reduktimi (%)  

Të paguhet (% )

20 0 100
19,5-19,9 -3 97 21
19-19,4 -6 94 22
18,9 -8 92 23
18,8 -10 90 24
18,7 -12 88 25
18,6 -14 86 26
18,5 -16 84 27
18,4 -18 82 28
18,3 -20 80 29
18,2 -22 78 30
18,1 -24 76 31
18 -26 74 32
17,9 -28 72 33
17,8 -30 70 34
17,7 -32 68 35
17,6 -34 66 36
17,5 -36 64 37
17,4 -38 62 38
17,3 -40 60 39
17,2 -42 58 40
17,1 -44 56 41
17 -46 54 42
16,9 -48 52 43
16,8 -50 50 44
16,7 -52 48 45
16,6 -54 46 46
16,5 -56 44 47
16,4 -58 42 48
16,3 -60 40 49
16,2 -62 38 50
16,1 -64 36 51
16 -66 34 52
15,9 -68 32 53
15,8 -70 30 54
15,7 -72 28 55
15,6 -74 26 56
15,5 -76 24 57
15-15,4 -80 20 58
14,5-14,9 -90 10 59
14,5 -100 0 60

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button