Tare e kërkon Mavrajn në Lazio

Sipas portalit gjerman “geruchteticker”, skuadra kryeqytetase e Italisë ka shprehur interes për kapitenin aktual të Greuther Furthit dhe lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Duke shfrytëzuar edhe njohjet, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po shikon mundësinë e mbylljes së përpjekjes për transferimin e Mavrajt.

Nëse kjo gjë realizohet, atëherë dyshja titullare aktuale e kombëtares shqiptare Cana-Mavraj do të bashkohet edhe te Lazio, çka mund të sillte një konsolidim të mëtejshëm të lojës së qendërmbrojtësve kuqezinj.

Por mbetet të shihet nëse Mavraj do të largohet nga ekipi i Bundesligas, pasi që ditë më parë lojtari ka thënë se ndjehet mjaft komod me rolin në ekipin gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button