RMV, çmimet e ushqimeve bazë mbeten të ngrira deri më 28 shkurt, u miratua programi ekonomik 2022/24

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 8-të vendosi që çmimet e produkteve ushqimore të mbeten të ngrira deri me 28 shkurt 2022, këtu përfshihen: buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, mishi, djathi, gjiza, orizi, vezët dhe produktet brumore (makarona), transmeton Portalb.mk.

“Me këtë vendim çmimet më të larta të këtyre produkteve mbetet në nivelin e çmimeve të rregullta të cilat janë zbatuar më 1 dhjetor 2021, në tregti me shumicë dhe pakicë, pas çfarë përjashtohen çmimet në aksion të cilat kanë vlejtur deri më 1 dhjetor 2021”, njoftuan nga Qeveria.

Gjatë kësaj seance Qeveria miratoi edhe Programin për reforma ekonomike 2022-2024 në të cilin janë identifikuar sfidat kryesore të cilat duhet të fuqizojnë konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë.

“Me Programin e miratuar, periudha trevjeçare në vazhdim do të fokusohet në fuqizimin e kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës, nxitje të tranzicionit të gjelbër, si dhe përparimin e konkurrencës për ndërmarrjet vendore, integrimin e tyre në vlerat globale dhe formalizmin e ekonomisë”, njoftuan nga Qeveria.

Nga Qeveria thanë se risia në Programin për reforma ekonomike 2022/24 qëndron në reformat për mjedisin jetësor në pjesën e tranzicionit të gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button