Nëntë emigrantë nga Siria janë gjetur në një veturë e cila ishte përplasur në rrugën Vallandovë-Strumicë, shoferi ka ikur

Nëntë emigrantë nga Siria janë gjetur mëngjesin e sotëm në një veturë me targa të Shkupit, e cila ka dalë nga rruga në rrugën Vallandovë-Strumicë. Sipas dëshmitarëve okularë, makina është nxjerrë me vinç dhe me ndihmën e zjarrfikësve, tramseton Portalb.mk.

“Sot në ora 06:05 në Stacionin policor Vallandovë është raportuar se në rrugën rajonale R 1401, Vallandovë-Strumicë, automjeti “Audi”, me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga, ndërsa në të janë kapur nëntë emigrantë nga Siria”, informuan nga SPB Strumicë.

Siç informojnë nga SPB Strumicë, migrantët janë transferuar në Qendrën pranuese “Vinojug” Gjevgjeli, kurse njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore nga përplasja e veturës. Nga ana tjetër drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i aksidentit.

“Sektori për Punë të Brendshme Strumicë po ndërmerr masa për gjetjen e shoferit të veturës, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button