Madonna, artistja e parë miliardere

Madonna është bërë artistja e parë miliardere, përkundër faktit se ajo është 54 vjeçare.

Suksesi i madh me turneun dhe përfitimet nga zinxhiri i bizneseve kanë bërë që pasuria e saj të rritet në mbi një miliard dollarë.

Mbretëresha e Pop-it i bashkohet kështu elitës së njerëzve të famshëm më të pasur, ku bëjnë pjesë regjisori Steven Spielberg dhe moderatorja e njohur Oprah Winfrey.

Viti i kaluar ishte më i suksesshmi sa i përket përfitimeve për Madonnën, pasi ajo ka përfituar plot 500 milionë dollarë.

Rreth dy milionë njerëz ishin pjesë e turneut të saj “MDNA”, që ishte turneu më i suksesshëm i ndonjë artisti në vitin 2012.

Ajo ka po ashtu një linjë të parfumeve, të modës dhe të pijeve të shëndetshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button