Paraburgim për një 19-vjeçar nga Kavadari – dyshohej për sulm seksual ndaj motrës së mitur

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e hetimeve ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Sulm seksual ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj të cilës ka kryer akte të tjera seksuale ndaj saj”, njoftuan nga Prokuroria Publike.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe me Vendim, të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button