Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia së bashku do ta shënojnë përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Dimitar Kovaçevski është kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut qe një javë dhe katër nga ato tetë ditë i kaloi me qeverinë bullgare. Kjo tregon dëshirën për të përfunduar punën, deklaeroi sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për rezultatet e dy takimeve me kryeministrin e Maqedonisë, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk.

Petkov sot me kërkesë të partisë GERB u përgjigjet pyetjeve rreth takimeve me kryeministrin Kovaçevski.

Petkov tha se ministrat e Maqedonisë që kanë qëndruar në Bullgari janë në numër të madh dhe kanë bërë përparim të madh në shumicën e temave nga bisedimet me homologët e tyre bullgarë.

“Një numër i madh ministrash erdhën në Bullgari dhe arritëm përparim të madh në shumicën e fushave. Nënshkruam tre memorandume, të cilat ishin në shumë fusha kyçe, duke përfshirë Korridorin 8. Është hequr nga lista e projekteve evropiane dhe nëse duam ta përfshijmë, do të ndodhë me punë të përbashkët”, tha Petkov.

Ai tha se paralelisht me bisedimet për ekonominë dhe infrastrukturën, të dyja palët kanë biseduar edhe për temat që janë të rëndësishme për Bullgarinë – të drejtat e bullgarëve në RMV dhe qëndrimin kornizë.

“Kovaçevski tha se nuk sheh problem për përfshirjen e bullgarëve në RMV në Kushtetutën e tyre. Mos u lidhni për kohën. Tashmë nuk po flasim për pesë plus një, por për katër plus një. Ky në vetvete është përparim,” tha ai.

Sipas tij, ka shumë përpjekje nga të dyja palët, por puna nuk është kryer.

“Organizuam një kalendar takimesh çdo shtatë ditë. Më vjen mirë që edhe komisioni historik konfirmoi se do të ketë tre takime në muajt në vijim. Nuk kam ndërmend të ndryshoj asnjë anëtar të komisionit historik. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë këto dy javë”, tha Petkov.

Ai njoftoi se për 4 shkurt po përgatitet shënim i përbashkët me R.Maqedonisi së Veriut për 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button