Salihi shënon dy gola për skuadrën e tij në Kinë

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme edhe në kampionatin kinez, me skuadrën e tij Jiangsu. Pasi u shpall hero për Kombëtaren Shqiptare, në fitoren historike në Oslo, Salihi është rikthyer tek skuadra e tij, për të qenë protagonist, duke arritur të shënoj dy gola në ndeshjen e tretë në kampionatit kinez.

Fillimisht në minutën e 58, Salihi shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1:1. Ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe në minutën e fundit, ku shënoi përsëri për ta barazuar rezultatin por tani në 2:2.

Lajme të ngjashme

Back to top button