fbpx

Pas lajmeve të Portalbit, UT-ja publikoi statutin në ueb-faqe

Ende pa u bërë 24 orë nga shpërndarja e lajmit të Portalbit për miratimin e vendimin e Agjencisë për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik se Universiteti i Tetovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke mos u përgjigjur në kërkesën tonë, UT-ja publikoi statutin e saj në ueb-faqe, shkruan Portalb.mk

Dokumenti shumë i rëndësishëm i Universitetit të Tetovës deri më sot nuk ka qenë publik në ueb-faqen e kësaj të fundit. Ai u publikua sot pas shpërndarjes së lajmeve nga Portalbi dhe vendimit të  Agjencisë së Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, e cila konstatoi se UT-ja ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke mos na i dorëzuar informatat e kërkuara.

Te pjesa e Dokumenteve të rëndësishme në ueb-faqen e UT-së tani figuron statuti i cili më parë nuk ishte. Statutin e UT-së në gjuhën shqipe mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Redaksia jonë, nuk do të ndalet së kërkuari përgjigje dhe transparencë nga institucionet publikë për çështjet të cilat janë të karakterit publik dhe që qytetarët kanë të drejtë t’i dinë ato dhe të kenë qasje në dokumente publike.

 Lajmet paraprake për këtë rast i gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button