Zaev reagon ndaj vendimit të KSHZ-së për rivotim në Strumicë

Pas vendimit të KSHZ-së për anulimin e zgjedhjeve në tre vendvotime në Strumicë, ka reaguar kryetari aktual i kësaj komune, Zoran Zaev.

Ai është shprehur i indinjuar nga tentimi i organit kryesor zgjedhor për të paraqitur parregullsi në Strumicë, dhe për të ulur censusin e votuesve, si mënyrë për të prishur zgjedhjet. 

“Dëgjoi dhe pa gjithë Maqedonia, por dëgjoi dhe pa edhe gjithë Strumica se çfarë ndodhi në KSHZ. Ata duan të ulin në mënyrë vulgare censusin në raundin e parë dhe të prishin fitoren time. Qyteti im Strumicë, kjo është nënçmim dhe shkelje mbi dinjitetin tënd. Jam i bindur se me këtë rivotim do të rrisim fitoren tonë”, ka theksuar Zaev.

Por, vendimi i KSHZ-së nuk është përfundimtar për sa kohë nuk vendos ndryshe Gjykata Administrative.

Lajme të ngjashme

Back to top button