MPB del me informata të reja në lidhje me blerjen e votave në Tetovë

Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër personave të arrestuar nën dyshimin se kanë blerë vota për njërin nga kandidatët në Komunën e Tetovës. Vullnet Halilit, Amir Kasamit, Adnan Mustafës dhe Nikolla Timosievskit, të gjithë nga Tetova, u është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh, lajmëron Alsat-M.

Zëdhënës i MPB-së, Ivo Kotevski tha se katër personat e arrestuar, u kanë dhënë nga 10 euro 175 qytetarëve në Tetovë për të nënshkruar iniciativë të noterizuar për ringjalljen e PPD-së. Pas nënshkrimit, atyre u është thënë se PPD-ja ka koalicion parazgjedhor me njërën nga partitë që do të garojnë në rrethin e dytë zgjedhor në Komunën e Tetovës, dhe nëse votojnë për njërin prej kandidatëve, do të marrin edhe nga 10 deri në 20 euro të tjera. 

“Pasi që qytetarët janë nënshkruar në këtë iniciativë, është kërkuar nga ata, që në kuadër të ndonjë bashkëpunimi parazgjedhor, të përkrahin njërin nga kandidatët të cilët do të garojnë në rrethin e dytë për kryetar të Komunës së Tetovës. Premtimi ka qenë se pas përkrahjes do tu jepen edhe nga 10 deri 20 euro”, u shpreh  Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sa i përket përkatësisë politike të të arrestuarve, për të cilën dhe PDSH do të padit Televizionin Alsat-M, Kotevski nuk ka zbuluar se nga e cila parti por ka theksuar se pas fushatës do ta beje të njëjtën.

Lajme të ngjashme

Back to top button