Dy javët e para të shkollës në Maqedoninë e Veriut të fillojnë me mësim online, kërkojnë nga sindikata

Gjysmëvjetori i dytë në Maqedoninë e Veriut duhet të fillojë prej 1 shkurtit, megjithatë, Sindikatat e për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka kërkuar që viti shkollorë në dy javët e ardhshme të vazhdojë në formë onlajn, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria duhet të rishqyrtojë vendimit, sepse  gjendja epidemiologjike-kovid nuk është e volitshme që nxënësit të kthehen në bankat e shkollës”, kërkoi Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut për TV21.

Ai sqaroi që deri të Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë kërkuar që dy javët e para të gjysmëvjetorit të dytë të fillojnë onlajn.

Gjysmëvjetori është dashur të fillojë më 20 janar, por për shkak propozimit të Shtabit të Krizës në lidhje me gjendjen epidemiologjike, Qeveria vendosi që shkollat të fillojnë më 1 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button