Serbia diskutoi mbylljen e shkollave për shkak të Omicron

Përhapja masive e variantit të ri të COVID-19, Omicron, po detyron Serbinë që të marrë në konsideratë mbylljen e shkollave, raporton EN. Ditën e fundit, Serbia ka regjistruar 40 humbje jete dhe mbi 17,600 raste të reja.

Vendi po njeh një rritje të konsiderueshme të rasteve gjatë ditëve të fundit pasi gati 50% e testeve kanë rezultuar pozitivë.

Serbia gjithashtu ka një numër të lartë të personave që po marrin ndihmë në spitale, aktualisht mbi 3,300 të shtruar.

Kjo ka bërë që sistemi shëndetësor të jetë në një presion të madh në këtë valë të re të COVID-19.

Një ditë më parë, u regjistruan mbi 19 mijë persona të infektuar dhe 37 të vdekur.

Në përhapjen e madhe të COVID po ndikon varianti i ri, Omicron, që përhapet më shpejt dhe më lehtësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button