Ekipet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut tani mund të kenë 11 futbollistë rezervistë

Federata e Maqedonisë së Veriut ka lejuar që ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut të kenë mundësi të marrin 11 futbollistë, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi propozimin e Bordit të klubeve të Ligës së Parë për rritjen e numrit të futbollistëve rezervistë nga 7 deri në 11”, bëjnë të ditur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Në seancën e fundit u vendos gjithashtu që Kuvendi i Rregullt i kësaj Federata të mbahet më 12 mars në Shkup; ndërsa Dimitar Mevkarovski do të jetë kryetar i Këshillit të Arbitrave në vend të Emil Bozhinovskit, i cili do të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit të Arbitrave.

“Fondet e solidaritetit për futbollin e të rinjve për sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve të UEFA-së të shpërndahen në mënyrë të barabartë për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Parë të futbollit për sezonin 2020/2021”, është vendimi tjetër i këtij Këshilli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button