Përleshje në stërvitjet e Werder Bremen (video)

Një përleshje e vogël ka ndodhur në stërvitjet e skuadrës gjermane Werder Bremen mes dy yjeve Marko Arnautoviq dhe Sokratis Papastathopoulos.

Lojtari grek bëri një ndërhyrje ndaj sulmuesit austriak duke e shtrirë atë për toke. Sokratis Papastathopoulos deshi të kërkoj falje por nuk mjaftoi falja për sulmuesin austriak, i cili reagoj ashpër ndaj mbrojtësit duke mos e pranuar kërkim faljen.

Pas kësaj lindi përplasja fizike ku pati edhe goditje të lehta mes tyre. Dënimi nga skuadra për ta do të jetë i pashmangshëm ndërsa kjo situatë e shton krizën që ka kapluar skuadrën gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button