Rritje drastike e qarkullimit të drogës nëpër Ballkan

Është rritur në mënyrë drastike sasia e drogave të rënda që vijnë nga Ballkani në Austri, njoftoi televizioni austriak ORF në lajmet e transmetuara këtë javë, shkruan Balkan Insight, transmeton Portalb.mk.

“Droga gjithnjë e më shumë u dorëzohet në shtëpi private, që i rëndojnë hetimet”, thuhet në raportimin gazetaresk.

Raporti thirret në një deklaratë të Kristijan Libhauzer nga gjykata shtetërore, i cili thotë se sasia e drogës së trafikuar është rritur nga gramë në kilogramë.

“Më herët kemi folur për gramë, a sot flasim edhe për kilogramë të drogave të rënda si kokaina ose heroina”, deklaroi Libhauzer.

Rrjeti mediatik “Euro aktiv” (EuroActiv) publikoi se në fillim të dhjetorit, në Koroshka, tre burra janë dënuar për shtije të thuajse dhjetë kilogramë heroin. Në aksionet policore të 13 dhjetorit, në 16 lokacione janë arrestuar 11 të arrestuar për tregti me kokainë.

Trafikantët drogën e kanë sjellë nga Sllovenia në Austri.

Shtatorin e kaluar, Evropa ka akuzuar 61 persona nga karteli ballkanik për furnizim të Evropës me kokainë. Operacioni ka përfshirë 8 shtete dhe ka qenë i koordinuar me Zyrën Evropiane për Krim të Organizuar Serioz në Evropë.

Bëhet fjalë për vendet: Spanjë, Kroaci, Serbi, Gjermani, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, SHBA dhe Kolumbi.

Në aksion janë konfiskuar 2.6 tonë kokainë dhe 324 kilogramë marihuanë.

“Kjo organizatë kriminale mobile ka pasur degë aktive në disa shtete evropiane dhe ka qenë e përbërë kryesisht prej kriminelëve nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia”, kumtoi Europol.

Sipas “Raportit vjetor të vitit 2019-të për krimin lidhur me drogën” të Shërbimit Austriak për Punë të Brendshme, politikat më të ashpra për kontroll të drogës të cilat janë zbatuar në Ballkan kanë rezultuar me qindra arrestime, konfiskim të sasive të mëdha të drogës, parave të gatshme dhe aktgjykime penale brenda dhe jashtë shtetit”.

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim në vitin 2015-të, rutën ballkanike e ka përshkruar si “ndoshta rrugën më të rëndësishme për tregtim me heroin”.

Kjo rutë fillon nga Afganistani, kalon nëpër Iran dhe Turqi, a vazhdon nëpërmjet Evropës juglindore deri në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button