Teuta Arifi premton ndihmë financiare për OJQ-të

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ishte pjesëmarrëse e diskutimit të organizuar nga OJQ Aleanca rinore ku u bisedua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve vendore dhe  sektorit joqeveritar në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim zhvillimin e përgjithshëm kulturor, ekonomik dhe shoqëror të Tetovës. 

“Komuna e Tetovës do të promovojë pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e saj  dhe në krijimin e politikave publike përmes formave të drejtpërdrejta të realizimit të demokracisë, tubimit të qytetarëve, iniciativave qytetare, referendumit. Gjithashtu do të zhvillojmë programe formale për mbështetje të iniciativave të ndryshme qytetare duke promovuar skema bashkëpunimi mes qytetarëve, autoriteteve të komunës dhe komunitetit të biznesit në çështjet e interesit publik;  Komuna do të ndihmoj financiarisht realizimin e projekteve të OJQ dhe do të ndihmoj rrjetëzimin rajonal dhe ndërkombëtar të OJQ lokale si dhe do ti nxis mediat lokale për mbulim më të madh medial për aktivitetet qytetare të komunitetit” theksoi Arifi. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button