Bexheti shprehet i bindur se do të fitojë në Tetovë

Kryetari aktual i komunës së Tetovës dhe kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti  sot nga komuna e Tetovës  mbajti një pres konferencë për gazetarët ku tha se ai qenka më afër se kurrë pranë fitores për mandat të dytë.

“Shfaq bindjen time të plotë se jemi me shumë se kurrë pranë fitores. Ballëhapur dhe faqebardhë po bëjmë përpjekje maksimale kundër presionit arrogant të atyre që duan të grabisin me dhunë votën tuaj, dëshirën tuaj legjitime” tha Bexheti.

Ai apeloi te qytetarët të votojnë të lirë duke u bërë ballë, sipas tij, kërcënimeve të ndryshme.
“Votoni të lirë, plotësisht me vullnetin tuaj se vota është e garantuar në fshehtësinë e saj” tha Bexheti.

Ai shkon në balotazh me kandidaten e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi e cila është në avantazh me mbi 3 mijë vota ndaj tij.

Ndryshe, dje policia arrestoi 4 persona të cilët pretendohet se kanë blerë vota në Tetovë. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button