Makina fluturuese mori leje nga autoritetet për qarkullim ajror (VIDEO)

Makina fluturuese e aftë për të arritur shpejtësinë mbi 160 km në orë dhe lartësinë mbi 2,500 metra mori certifikatën nga Autoriteti Sllovak i Transportit duke i dhënë kështu leje fluturimi. Makina-aeroplan hibrid, AirCar, është i pajisur me një motor BMW dhe punon me karburant të rregullt benzine, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Për t’u shndërruar në një makinë avion duhen vetëm dy minuta e 15 sekonda. Certifikata pason pas 70 orëve të testimeve të fluturimit dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.

“Certifikata nga AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase. Është zyrtar dhe konfirmimi përfundimtar i aftësisë sonë për të ndryshuar përgjithmonë udhëtimet në distanca më të vogla” tha krijuesi i tij, Prof Stefan Klein.

Në qershor, makina fluturuese përfundoi një fluturim 35-minutësh midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë, Sllovaki. Kompania i tha BBC News se planifikon në të ardhmen të fluturojë nga Parisi në Londër.

Kompani të tjera po zhvillojnë gjithashtu automjete që mund të fluturojnë dhe të lëvizin në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button