Ombudsman: 129 paraqitje ditën e zgjedhjeve për pa rregullsi

Rreth 130 qytetarë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale 2013, të dielën me 24 mars, janë paraqitur në linjën e hapur të Avokatit të Popullit dhe kanë paraqitur pa rregullsi në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Qytetarët më së shumti janë ankuar për se nuk dinë si të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ka pasur raste të personave me aftësi të kufizuara, persona të sëmurë në spitale se si të votojnë dhe të ngjashme.

Këtë e tha sot njeriu i parë i këtij institucioni Ixhet Memeti. 

‘Ditën e votimit deri tek ne ka pasur 129 paraqitje telefonike, pjesa më e madhe e tyre edhe atë 102 qytetarë nuk kanë mundur të votojnë, për shkak se nuk janë në listat zgjedhore, nga ta 20 paraqitje ne arritëm ti përfundojmë me sukses dhe ata arritën të votojnë. Të tjerëve nuk arritëm tu ndihmojmë për shkak se lista zgjedhore me 24.03.2013 ishte e mbyllur. 16 paraqitje ishin për agjitim të partive politike, ne nuk jemi kompetent për këtë por i udhëzuam qytetarët sit ë veprojnë, dhe ti paraqesin rastet në organet kompetente. 10 paraqitje për pa rregullsi në punën e Këshillave zgjedhor (votuesve u është lexuar emri me zë, që është e ndaluar me ligj). Kishte 1 paraqitje për grafit me fjalë ofendues në bazë etnike’ precizon Memeti.

Këtë deklaratë Memeti e tha, pas prezantimit të raportit vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2012. Raport ky të cilin sot ia ka dërguar Kuvendit republikan dhe ku është konstatuar se për dallim nga viti 2011, është rritur numri i qytetarëve  dhe parashtresave ku ata kërkojnë mbrojtje nga Avokati i Popullit.

Në sajë të kësaj, qytetarët më së shumti ankohen për  të drejtat si konsumatorë, jurisprudencë, polici, burgje, marrëdhënie pune, sigurim pensional e invalidor, dhunë në familje, të drejta të fëmijëve dhe të ngjashme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button