LSDM caktoi tre zëvendësministra, Rendevski në Shëndetësi, Nikollovski për Financa dhe Bajdevski mbetet në MSHIA

Bordi Qendror i LSDM-së në seancën online, mbrëmë i a caktuar propozimet për zëvendësministra në qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës partiake, LSDM do të kenë tre zëvendësministra, emrat e të cilëve, mbrëmë Bordi Qendror i ka konstatuar, pas së cilës pritet që të njëjtit të propozohen në Kuvend.

Për funksionin që në qeverinë e Zoran Zaevit e ka mbajtur kryeministri aktual Kovaçevski, gjegjësisht zëvendësministër i Financave, është propozuar Filip Nikollovski. Ai, thonë nga partia është i pavarur financiarisht dhe ekspert investues, me përvojë të gjatë në financa dhe investime bankare.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, ku tanimë me këtë resor udhëheqë kuadri i Alternativës, zëvendës do të jetë doktor Vlladimir Rendevski, i cili vjen nga Klinika e Njëjtë ku ka qenë edhe ministri i deritanishëm Venko Filipçe.

“Ai është docent për kirurgji dhe neurokirurgji në Katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, theksojnë nga LSDM.

Rendevski është drejtor aktual i Klinikës së Neurologjisë.

Në MSHIA, nuk do të ketë ndryshime, sa i përket zëvendësministrit. Aleksandar Bajdevski, i cili është ekonomist i diplomuar, do të vazhdojë të jetë në këtë pozitë. MSHIA ka ministër të ri Admirim Halitin nga Alternativa, ndërkaq ministri i deritanishëm Jeton Shaqiri tani është emëruar ministër i Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button