fbpx

Spanja dhe Finlanda paralajmërojnë për pasoja të rënda nëse Rusia pushton Ukrainën

Kryeministri Pedro Sánchez dhe homologja e tij finlandeze, Sanna Marin u shprehën në një konferencë të përbashkët shtypi se Rusia do të ketë pasoja serioze nëse pushton ose tregon agresion ushtarak ndaj Ukrainës, raporton Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

Sánchez paralajmëroi për pasoja masive, jashtëzakonisht serioze për ekonominë e Rusisë nëse Moska vendos të shkelë sovranitetin e Ukrainës, duke theksuar se Spanja dhe BE-ja mbështesin një zgjidhje diplomatike të krizës.

Sánchez përsëriti qëndrimin spanjoll që është në linjë me BE-në dhe angazhimin e BE-së për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës dhe sovranitetin e saj kombëtar.

Ai shtoi se Madridi është i bindur se respektimi i ligjit ndërkombëtar do të ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës.

Është koha për diplomaci, dialog, por edhe për parandalim, tha Sanchez.

“Është e rëndësishme të thuhet se nëse ndodh ajo që askush nuk dëshiron të ndodhë, padyshim që do të ketë sanksione të mëdha nga BE-ja kundër Rusisë. Do të ketë pasoja masive, jashtëzakonisht të rënda për ekonominë e Rusisë”, tha ai.

Kryeministri spanjoll mohoi dallimet në qëndrimet e BE-së dhe NATO-s dhe theksoi se, përkundrazi, ka një unitet absolut, kategorik dhe të qartë, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në aspektin parandalues.

Ndërkohë, Marin theksoi se BE-ja duhet të dërgojë një mesazh të qartë se çdo agresion ushtarak nga Rusia do të ketë “pasoja të mëdha dhe kosto shumë të larta”.

Ajo pohoi gjithashtu se vendet duhet të jenë të lira të vendosin nëse do të anëtarësohen apo jo në aleancat e tyre të sigurisë, një argument që ajo përsëriti, duke theksuar se vetëm Finlanda ka fuqinë të vendosë nëse do të anëtarësohet apo jo në NATO në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button