Nuk është e vërtetë që po bëhet vaksinim i detyrueshëm dhe se po na helmojnë

Në vendin tonë, si edhe kudo në botë, vaksinimi është falas dhe mbi bazë vullnetare për të gjitha grupmoshat që mund të vaksinohen. Prandaj, askush nuk ka fuqi ligjore që të detyrojë dikë që të vaksinohet kundër Kovid-19. Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, po shpërndahet gjerësisht teoria konspirative se nga avionët po hidhet virusi ose se po spërkatemi me kimikate toksike që shkaktojnë simptoma të Kovid-19. Pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga komuniteti shkencor. Nuk ka asnjë dëshmi që shtigjet kimike janë diçka tjetër përveç gjurmëve normale, të zakonshme të kondensimit që lënë pas avionët që fluturojnë në lartësi të mëdha në kushte të caktuara atmosferike, shkruan Vërtetëmatësi.

„Spërkatja me helme“

Edhe pse në postim nuk shpjegohet saktësisht se çfarë nënkuptohet me “le të mos na helmojnë”, sipas komenteve poshtë postimit është e qartë se bëhet fjalë për një teori konspirative të njohur dhe shumë shpesh të përhapur “spërkatje me helm”, për të cilën kemi shkruar shpesh në „Vërtetmatës“.

Теoria konspirative për “chemtrails“, e cila është më shumë se dy dekada e vjetër, përfaqëson besimin se shtegu, ose gjurma e bardhë të cilën e krijojnë avionët në ajër është një “shteg kimik” i përbërë nga agjentë kimikë ose biologjikë për “qëllime të liga”. Kjo, natyrisht, është e pasaktë.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, po shpërndahet gjerësisht teoria konspirative se nga avionët po hidhet virusi ose se po spërkatemi me kimikate toksike që shkaktojnë simptoma të Kovid-19.

Pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga komuniteti shkencor. Nuk ka asnjë dëshmi që shtigjet kimike janë diçka tjetër përveç gjurmëve normale, të zakonshme të kondensimit që lënë pas avionët që fluturojnë në lartësi të mëdha në kushte të caktuara atmosferike. Pavarësisht kësaj, hulumtimet tregojnë se gati gjysma e qytetarëve, pra 46%, besojnë se “virusin nuk e spërkasin nga qielli”.

Postimet e tilla në rrjetet sociale kanë për qëllim vetëm të manipulojnë publikun dhe këtë e bëjnë duke krijuar panik dhe frikë. Përveçse është një dezinformatë e plotë, ky artikull minon luftën kundër virusit dhe ndikon në mbrojtjen e shëndetit publik.

Ndaj, këto postime senzacionaliste në rrjetet sociale duhen lexuar me shumë rezervë dhe informacionet e shpërndara në to duhet të kontrollohen nga disa burime dhe jo të besohet menjëherë në atë që shkruhet dhe shpërndahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button