Teleskopi James Webb arriti ndalesën e fundit, 1.6 milionë kilometra larg Tokës

Një muaj pasi u nis në një kërkim për të pare agimin e universit, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë, të hënën arriti në destinacionin e tij përfundimtar 1 milionë milje nga Toka, shkruan PBS, transmeton Portalb.mk.

Me komandë nga Toka, teleskopi hapësinor James Webb i ndezi raketat për të shkuar në orbitë rreth diellit në vendin e tij të caktuar dhe NASA konfirmoi se operacioni shkoi siç ishte planifikuar.

Pasqyrat në observatorin prej 10 miliardë dollarësh duhet të jenë ende të rreshtuara në mënyrë të përpiktë dhe detektorët infra të kuqe duhet të ftohen mjaftueshëm përpara se vëzhgimet shkencore të fillojnë në qershor.

“Ne jemi një hap më afër zbulimit të mistereve të universit. Mezi pres të shoh këtë verë, pamjet e para të reja të Uebit!”  tha administratori i NASA-s, Bill Nelson në një deklaratë.

Teleskopi do t’u mundësojë astronomëve të shikojnë deri në kohën kur yjet dhe galaktikat e para u formuan 13.7 miliardë vjet më parë. Kjo është vetëm 100 milionë vjet nga Big Bengu, kur u krijua universi.

Përveç kryerjes së vëzhgimeve yjore, Webb do të skanojë atmosferat e planeteve tjera për shenja të mundshme të jetës.

Të hënën teleskopi u vendos në orbitë rreth diellit në të ashtuquajturën pikën e dytë të Lagranzhit, ku forcat gravitacionale të diellit dhe tokës ekuilibrohen. Anija kozmike prej 7 tonësh përballet gjithmonë me anën e errët të Tokës për t’i mbajtur detektorët e saj infra të kuqe sa më të ftohtë që të jetë e mundur.

Tani, James Webb është 1.6 milionë kilometra larg Tokës dhe është katër herë më larg se hëna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button