Strumicë, pranohen ankesat e VMRO-së, kryetari vendoset raundin e dytë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka pranuar edhe parashtresën e dytë të VMRO DPMNE nga gjithsej tre ankesa, me të cilën lë të kuptohet se në Strumicë do të vendoset në raundin e dytë se kush do të jetë kryetar i komunës. 

Kjo parashtresë e VMRO DPMNE-së është miratuar me rezultat 4:3. 

Ndryshe afati ligjor për shqyrtimin e ankesave në KSHZ ka përfunduar mbrëmë, mirëpo anëtarët e komisionit punën e tyre e kanë vazhduar deri në ora tre të mëngjesit të sotëm.

Numri i përgjithshëm i votuesve në tre vendvotimet ku u parashtruan ankesat nga VMRO-ja , arrin në 3255, prej të cilëve në raundin e parë kanë dale të votojnë 2553 qytetarë. Prej tyre 1436 qytetarë kanë  votuar kandidatin e LSDM-së, ndërsa 1034 kandidatin e VMRO-DMPNE-së, 10 kanë votuar për Risto Bozhjanov, 6 për Pançe Jakov, ndërsa 67 kanë qenë të pavlefshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button