fbpx

Deputetja ukrainase falënderoi Kosovën: Hapi i ardhshëm vendosja e marrëdhënieve

Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës në kohën kur ky vend po kalon një krizë nga kërcënimi rus për pushtim, transmeton Koha.net.

Friz nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shpërndarë postimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ku kanë përkrahur Ukrainën në situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon.

Në shkrimin e saj, Friz shpreh bindjen se është koha që Ukraina të mbështesë miqtë e vërtetë dhe se është koha që të refuzohen standardet e dyfishta.

“Faleminderit shumë miqve tanë nga Kosova, Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Vlora Çitaku, për mbështetjen e Ukrainës në kohën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia. Jam i bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjedhin pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta”, ka shkruar Friz.

Sipas saj, miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën e tyre, “por ata që, gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për vendin tonë”.

Më tej në shkrimin e saj thuhet se vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën, është një hap që duhet të bëhet, e që është bllokuar më parë nga politika ruse në Ballkan.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button