NP “Parqe dhe Gjelbërime” mbuloi palmat nga “Shkupi 2014” që të mos ngrijnë

Palmat që janë vendosur në kuadër të projektit “Shkupi 2014” këto ditë janë mbuluar me qese mbrojtëse për të mos ngrirë. NP “Parqe dhe gjelbërime” informon se palmat përgjatë Kejit “13 Nëntori” në qendër të Shkupit i kanë mbrojtur në mënyrë parandaluese për shkak të temperaturave të ulëta të ajrit, transmeton Meta.mk.

“Ekipet tona këto ditë në mënyrë parandaluese kanë mbrojtur palmat në kalatën e Vardarit”, thuhet në postimin në Facebook nga kjo ndërmarrje publike nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.

Ndryshe, palmat në qendër të Shkupit janë mbjellë në vitin 2015 në periudhën kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE. Nga gjithsej 138 palma që u mbollën në atë periudhë, vetëm një duzinë palmash i mbijetuan dimrit të Shkupit vitet e fundit. Këto pemë nga pjesët e ngrohta janë mbjellë nga ndërmarrja publike shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, por obligimin për mirëmbajtjen e ka marrë NP “Parqe dhe Gjelbërim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button