RMV, Geer e vlerësoi pozitivisht rifillimin e dialogut me Bullgarinë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kabinetin e tij u takua me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin David Geer, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe mundësinë që të njoftohet me përfaqësues të institucioneve të BE-së në procesin refromues.

Kovaçevski theksoi se prioritetet e qeverisë së re mbeten eurointegrimet si dhe ndërmarrja e masave për të zgjidhur krizën shëndetësore dhe energjetike, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Ambasadori Geer uroi kryeministrin Kovaçevski për zgjedhjen e tij në krye të funskionit duke vlerësuar pozitivisht hapat aktuale që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në takim po ashtu u bisedua për vazhdimin e proceseve reformuese dhe dinamizmi i tyre posaçërisht në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit si dhe politikat e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button