“TV Alfa” ka përfituar më së shumti nga fushata zgjedhore

Përfitim më të madh nga reklamimi politik gjatë fushatës parazgjedhore ka pasur televizioni “Alfa”, tregon raporti i “Transparency International” – Maqedoni. Ky televizion nga partitë ka fituar 11.807.328 dernarë, gjegjësisht pothuajse 192.000 euro.

Në vendin e dytë për nga fitimi në rrethin e parë të zgjedhjeve është televizioni “Alsat-M” me 9. 617.616 denarë, gjegjësisht pak më tepër se 156.000 euro.

Më së shumti para në televizionin “Alfa” ka harxhuar VMRO-DPMNE-ja – 10.483.755 denarë (pak më tepër se 170.000 euro), ndërsa në Alsat-M harxhues më i madh ka qenë BDI-ja me 7.034.616 denarë (114.200 euro).

Pas këtyre televizioneve, përfitim më të madh nga zgjedhjet lokale kanë pasur televizionet “Kanal 5” dhe”Sitel”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button