Vdekja e Mlladenovit:’Turp për pushtetarët, i vetmi Talat Xhaferi dërgoi telegram ngushëllimi’

Prej të gjithë pushtetarëve, i vetmi ishte ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi që dërgoi telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Nikolla Mladenov.

Këtë e shkroi sot gazetarja e të përditshmes Fokus, Meri Jordanovska e cila e dëshpëruar nga ky gjest i pushtetarëve të cilët nuk e panë të arsyeshme asnjëri që të dërgojë së paku një e-mail apo një telegrame ngushëllimi. 

“Nuk pranuam asnjë telegram, asnjë e-mail, nuk pamë asnjë status në rrjetet sociale t’i përkushtohet njeriut që edhe ai bënte ndryshime në shoqëri! I vetmi që e pa të arsyeshme që të dërgojë telegram ishte ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi dhe çdo respekt për të! Për gjithë të tjerët – jazëk! Treguar sa i vlerësoni ata që nuk mendojnë si ju – sikur të mos ekzistojnë”, shkruan Meri Jordanovska në profilin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button